Mbrojtësi i Barcelonës, Junior Firpo është nën radarin e krerëve të Interit, raporton “Calcio Mercato”, transmeton Sinjali Sportiv.
“Nerazzurët” kishin kontaktuar Barcelonën për shërbimet e mbrojtësit 24 vjeçar, por nuk mund të arritën marrëveshje pasi që shuma e kartonit të tij prej 40 milionë eurosh ishte e papërballueshme për italianët.
Interi po shpreson që “Blaugranët” do ta ulin çmimin e Firpos vitin e ardhshëm për arsye të problemeve financiare që ka shkaktuar pandemia e COVID-19. /Sinjali Sportiv/