Skuadra e Interit arriti që të mposht Udinesën në kuadër të xhiros përfundimtare të edicionit 2020/21, raporton Sinjali Sport.
“Nerazzurri” e demoluan kundërshtarin me rezultat të thellë 5-1.
Futbollistët e Contes filluan goleadën në minutën e tetë me golin e Ashley Young, pastaj në përfundim të pjesës së parë (44’) mesfushori Christian Eriksen dyfishoi rezultatin.
Në pjesën e dytë Lautaro Martinez (55’), Ivan Perisiq (64’) dhe Romelu Lukaku (71’) u përkujdesën për tre golat e tjerë te vendasit.
Golin e nderit te mysafirët e realizoi Roberto Pereyra nga pika e bardhë (79’).
Ekipi nga Milano e mbylli këtë stinor me sukses duke u shpallur kampion me 91 pikë, kurse Udinese përfundon sezonin si e 14-ta me 40 pikë. /Gazeta Sinjali Sporti/