image Instituti Kombëtar i Shëndetësisë rekomandon të mos dilni jashtë për shkak të ajrit të ndotur

Kosovë

Apel/ Instituti Kombëtar i Shëndetësisë rekomandon të mos dilni jashtë për shkak të ajrit të ndotur

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka alarmuar për nivelin e lartë të ndotjes së ajrit në Prishtinë.

Përmes një postimi në Facebook, IKSHPK ka kërkuar nga qytetarët të mos dalin jashtë pa pasur ndonjë nevojë të domosdoshme.

“Ajri jo i shëndetshëm! Mos dilni pa ndonjë nevojë të domosdoshme sidomos personat me sëmundje të mushkrive e të zemrës”, thuhet në postimin e IKSHPK-së.

Normat e regjistruara në mbrëmje kapin shifrën e 168 PM, duke e kategorizuar ajrin në të pashëndetshëm./Gazeta Sinjali/