image Inspektorët në aksion te "kafet e vogla" në Prishtinë, nuk lejojnë më shumë se 50 persona brenda lokalit

Kosovë

Inspektorët në aksion te “kafet e vogla” në Prishtinë, nuk lejojnë më shumë se 50 persona brenda lokalit

news image

Me qëllim të inspektimit të respektimit të vendimeve dhe masave për parandalimin dhe kontrollin e përhapjes së koronavirusit, inspektorët kanë filluar një aksion te vendi i quajtur “kafet e vogla” në lagjen “Qafa” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë e bëri të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili tha se nuk do të lejohen më shumë se 50 persona brenda lokalit dhe askush nuk do të lejohet pa maska.

“Të gjithë në mbrojtjen e shëndetit. Të gjithë inspektorët e rinj në aksion.
Inspektim në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Në Prishtinë, të lokacioni “Të kafetë e vogla” po inspektohen bizneset gastronomike. Në kafene nuk mund të lejohen më shumë se 50 persona. Askush s’do lejohet pa maska”, ka shkruar ai në Facebook.

Ministri Zemaj përsëriti se shkelësit e këtyre masave nuk do të tolerohen./Gazeta Sinjali/