Inspektorët sanitar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së bashku me Policinë e Kosovës kanë shqiptuar 19 gjoba juridike si dhe kanë larguar klientët në 24 lokale në rajonin e Prishtinës, shkruan Gazeta Sinjali.
Zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, ka njoftuar se duke parë që numri i të infektuarve është rritur, kanë intensifikuar kontrollet për mbikëqyrje të zbatimit të masave antiCOVID.
“Duke parë se numri i të infektuarve është rritur ditëve të fundit, do të ketë rigorozitet në kontrolle. Masat duhet të respektohen, në të kundërtën nuk do të bëhen tolerime. Secili shkelës do të marrë ndëshkime. Shëndeti i popullit është mbi gjithçka”, shtoi Thaçi.
Ai pohon se si organe mbikëqyrëse ligjëbatuese do të punojnë sipas mandatit për të ndikuar në ulje të numrit të të prekurve nga Covid-19./Gazeta Sinjali/