Drejtori i Inspektoratit të Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri, ka paralajmëruar partitë politike se do të dënohen me gjobë deri në 2 mijë euro nëse organizojnë tubime elektorale në kryeqytet, shkruan Gazeta Sinjali.
Tahiri thotë se është hipokrizi që të dënohet qytetarët e bizneset dhe në anën tjetër të amnistohet politikanët që vetë i kanë nxjerrë këto vendime dhe masa antiCOVID.
“Përderisa ligji dhe masat janë në fuqi, Inspekcioni i Prishtinës do t’iu shqiptojë gjoba prej 2,000 eurosh secilit subjekt politik, për secilin tubim në Prishtinë. Nuk do të lejojmë që inspektorët dhe Policia të sfidohen në këtë formë nga subjektet politike. Ftojmë qytetarët për bashkëpunim, ashtu që të identifikojmë secilin rast”, ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook./Gazeta Sinjali/