image Inspektorati dënon LDK-në me 2 mijë euro për organizimin e tubimeve politike

Kosovë

Inspektorati dënon LDK-në me 2 mijë euro për organizimin e tubimeve politike

news image

Drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri ka bërë të ditur se Lidhja Demokratike e Kosovës është dënuar me 2 mijë euro pasi e njëjta po organizon tubime politike në kohë pandemie, shkruan Gazeta Sinjali.

Tahiri ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në Facebook, gjersa shtoi se kjo është gjoba e katërt ndaj subjekteve politike, për organizim të tubimeve në Prishtinë në kundërshtim me ligjin dhe masat në fuqi.

“Askush mbi ligjin!

Gjoba e katërt ndaj subjekteve politike, për organizim të tubimeve në Prishtinë në kundërshtim me ligjin dhe masat në fuqi.

Ligjin edhe vendimin për masat, vet i keni hartuar e votuar – edhe gjobat, duhet t’i paguani. Në të kundërtën, i inkasojmë përmes përmbaruesit”, shkroi ai.

/Gazeta Sinjali/