Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës sot e ka vazhduar aksionin për heqjen e “shtëpizave reklamuese” të cilat ishin të vendosura në hapësira të gjelbëruara në pjesë të ndryshme të kryeqytetit.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se ky aksion i tyre ka vazhduar me kërkesat e kryetarit të komunës, Përparim Ramës.
“Gjithashtu, Drejtoria e Inspekcionit sot gjatë ditës ka asistuar edhe lirimin dhe pastrimin e trotuarit përgjatë rrugës “Tirana” në Prishtinë”.
“Aksione të tilla, të cilat kanë për qëllim lirimin e hapësirave publike do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, prandaj si Drejtori e Inspekcionit vlerësojmë se mirëkuptimi dhe bashkëpunimi i qytetarëve është jetik në synimin tonë të përbashkët për transformimin e Prishtinës”, thuhet në njoftim.