image Inspekcioni dhe Policia po kontrollojnë nëse janë duke u zbatuar masat në Prishtinë pas orës 21:00

Siguri

Inspekcioni dhe Policia po kontrollojnë nëse janë duke u zbatuar masat në Prishtinë pas orës 21:00

news image

Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se inspektorët dhe policia janë duke kontrolluar qytetin për zbatimin e masave kundër COVID-19, pas orës 21:00.

“Falënderoj ekipet e Inspeksionit dhe të Policisë së Kosovës që çdo natë, pa përtesë, po punojnë në zbatimin e masave për ruajtjen e shëndetit publik”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Kujtojmë që në qytetin e Prishtinës, nuk lejohet lëvizja e lirë pas orës 21:00, me vendim të qeverisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit./ Gazeta Sinjali/