image Inspekcioni dhe policia në aksion, kontrollojnë autobusët në kryeqytet

Kosovë

Inspekcioni dhe policia në aksion, kontrollojnë autobusët në kryeqytet

news image

Inspektorët e Rendit Komunal dhe Policia e Kosovës kanë inspektuar sot transportin e udhëtarëve nëpër stacionet kryesore të kryeqytetit, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Inspekcionit, Adonis Tahiri, i cili tha se gjoba për mungesë të distancës është 200 euro për person dhe 500 euro për kompaninë.

“Zbatimi i masave që parandalojnë shpërndarjen e virusit është obligim i të gjithëve – në këtë rast i shoferëve të autobusëve/taksive dhe i kompanive. Gjoba për mungesë të distancës është 200 euro për përgjegjësin, 500 euro për kompaninë.

Drejtoria e Inspekcionit do të jetë në koordinim të vazhdueshëm me Policinë dhe inspektoratet e nivelit qendror, ashtu që të gjithë bashkë të jemi në krye të detyrës dhe të ndikojmë në përmirësimin e shëndetit publik”, ka shkruar ai në Facebook, duke shpërndarë fotografi nga ky aksion./Gazeta Sinjali/