image Iniciohet kallëzim penal ndaj qytetarit që rrënoi muret e përdheses së një objekti banesor në Prishtinë

Siguri

Iniciohet kallëzim penal ndaj qytetarit që rrënoi muret e përdheses së një objekti banesor në Prishtinë

news image

Inspektorët e Ndërtimit bashkë me Policinë e Kosovës, organizuan sot aksion në lagjen “Dardania”, në Prishtinë, ku një person, pas renovimeve të brendshme në objekt banesor, i ka dëmtuar e rrënuar muret e përdheses së objektit kolektiv – pa leje përkatëse.

Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka shkruar në Facebook se inspektori ia ka ndërprerë punimet, i ka shqiptuar gjobë dhe ka marrë vendim me të cilin e obligon qytetarin që ta rikthejë objektin në gjendjen e mëparshme.

“Meqë pala nuk ka përfillur vendimet e urdhëresat e inspektorit dhe ka vazhduar me punime, ndaj tij është iniciuar edhe kallëzim penal. Kompania e kontraktuar nga Komuna do ta bëjë murimin e asaj pjese, kurse shpenzimet do t’i barten palës”, ka shkruar ai në Facebook./Gazeta Sinjali/