Një tërmet ka tronditur Shqipërinë sot rreth orës 16:00.
Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë në det, rreth 30 kilometra në perëndim të Tiranës.
Këtë për Gazetën Sinjalin, e ka konfirmuar udhëheqësi i Sektorit të Sizmikes në kuadër të Shërbimit Gjeologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa.
“Tërmeti ka ndodhë në Shqipëri, 30 kilometra në perëndim të Tiranës, do të thotë në deti. Tërmeti ka qenë me fuqi të madhe 5.5 deri në 5.7 shkallë të Rihterit, kështuqë për shkak të fuqisë së madhe dhe thellësisë së cekët është lëkund me perimetër shumë të madh, do të thotë diku 200 deri në 230 kilometra në vijë ajrore. Në këtë lëkundje është përfshi Kosova dhe shumë vende të rajonit”, ka thënë Mustafa.
Ky tërmet u dëgjua edhe në disa qytete të Kosovës si: Prishtinë, Pejë, Fushë Kosovë e Gjakovë./Gazeta Sinjali/