image Infektologu Ramadani: Kosova e ka kaluar pikun e Omicronit, masat kanë dhënë efekt

Shëndetësi

Infektologu Ramadani: Kosova e ka kaluar pikun e Omicronit, masat kanë dhënë efekt

news image

Ndryshimi i masave antiCOVID po shihet nga infektologu Hamdi Ramadani, si adekuate për situatën pandemike.

Ramadani tha në Klan Kosova se Kosova tanimë e ka kaluar pikun e variantit Omicron.

“Bazuar në rastet që kanë ra krahasuar në ditët e kaluara në mbi 2 mijë COVID pozitiv me variantin e njohur si Omicron, mendoj që vala e ka arritur atë që njihet si “piku”. Mendoj që edhe ora policore por edhe gastronomia duhet të shkojë në proporcion me këtë duke e zvogëluar kufizimin në dy apo tre orë”.

Ai theksoi se shumë qytetarë e kanë kaluar COVID-19 dhe variantin Omicron edhe pa u regjistruar në protokollet mjekësore. /GazetaSinjali/