image Infektologu: Në rajon, Kosova prin me numrin e rasteve me variantin Omicron

Shëndetësi

Infektologu: Në rajon, Kosova prin me numrin e rasteve me variantin Omicron

news image

Ministria e Shëndetësisë dje kumtoi lajmin që 9 mostra kanë rezultuar pozitiv në testin për Omicron. Por pavarësisht kësaj, MSh ka njoftuar se nuk do të ketë ashpërsim të masave, shkruan Gazeta Sinjali.

E në lidhje me këtë, ka folur infektologu Shemsedin Dreshaj.

“Me paraqitjen e nëntë rasteve me Omicron, kjo nënkupton se Kosova prinë në regjion me infektimet nga varianti Omicron. Realisht Ministria e Shëndetësisë bashkë me ekipet e saj do të duhet të marrin masa për të parandaluar këtë situatë”, deklaroi Dreshaj në RTV Dukagjini.

/GazetaSinjali/