image Infektohet me koronavirus edhe drejtori i Urgjencës në Shqipëri, e dha paralajmërimin para pak ditësh

Rajon

Rezultati/ Infektohet me koronavirus edhe drejtori i Urgjencës në Shqipëri, e dha paralajmërimin para pak ditësh

news image

Ka dalë pozitiv tamponi i drejtorit të Urgjencës në Tirsnë, Skënder Brataj. Ai është infektuar me koronavirus.

Brataj është pjesë e Task-Forces pranë Ministrisë së Shëndetësisë për Koronavirusin.

Pak ditë më parë Skënder Brataj shpjegoi rrezikun nga COVID-19, duke thënë se dhe ai vet mund të ishte i infektuar. Dyshohet se Brataj e ka marrë virusin gjatë vizitave të urgjencës që ka bërë.

“Është normale të ketë shqetësim dhe panik. Është një gjë që po e kalon gjithë bota. Është trefishuar numri ndaj 127, dimë nga studimet se 3% e njerëzve që infektohen nuk shfaqin simptoma. Duhet të izolojmë kontaktet. Mbani distancë nga njëri-tjetri. As unë nuk e di, mund të jem i infektuar. Është një betejë që të gjithë së bashku mund ta fitojnë, njerëzit shërohen”, kishte shkruar ai.