image Infektohen me COVID-19 disa punonjës, mbyllet çerdhja në Fushë Kosovë

Kosovë

Infektohen me COVID-19 disa punonjës, mbyllet çerdhja në Fushë Kosovë

news image

Çerdhja publike në Komunën e Fushë Kosovës nga nesër do të mbyllet përkohësisht, raporton Gazeta Sinjali.

Ky vendim është marrë për shkak se disa punonjës të këtij institucioni kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Siç njofton komuna, zëvendësimi i këtyre punonjësve për momentin është i pamundur për shkak të procedurave.

“Njoftojmë prindërit që i kanë fëmijët e tyre në çerdhen çublike në Fushë-Kosovë se ky institucion do të mbyllet përkohësisht derisa të krijohen rrethana të reja të favorshme pune. Sot, pas testimit të stafit punonjës të IP “Gëzimi Ynë”, disa punëtorë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Zëvendësimi i këtyre punonjësve për momentin është i pamundur për shkak të procedurave. Për çdo njoftim apo vendim tjetër rreth kësaj çështjeje do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftimin e komunës. /Gazeta Sinjali/