Shkon në 42 raste numri i të infektuarve me COVID-19 në Shqipëri.
Në 24 orët e fundit nga ana e Institutit të Shëndetit Publik në bashkëpunim me epidemiologët e Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor, janë testuar 27 persona të dyshuar, qytetarë dhe personel shëndetësor, prej të cilëve janë konfirmuar 4 raste të reja me COVID-19.
Dy prej rasteve të reja janë personel shëndetësor në spitalin “Shefqet Ndroqi” në kryeqytet.
Deri në këto momente janë testuar 532 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19.
Nga 42 rastet e konfirmuara pozitivë, shpërndarja është si më poshtë:
Tiranë- 26 raste
Durrës- 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)
Lushnje- 2 rast
Elbasan- 2 raste
Fier- 5 raste
Rrogozhinë- 2 raste
Nga 42 të infektuarit, 17 janë të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri, Lushja dhe Rrogozhina).
Tre prej tyre janë në terapi intensive, një 66 vjeçar nga Lushnja dhe një 61-vjeçare nga Fieri dhe një 50 vjeçar nga Tirana.
Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.
Dy mjekë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, pozitivë ndaj koronavirusit
Në Institutin e Shëndetit Publik janë testuar deri në këto momente 17 personel shëndetësor, kontakt të të sëmurit të sëmurit të identifikuar me COVID-19 në spitalin “Shefqet Ndroqi”, i cili aktualisht po trajtohet në spitalin Infektiv.
Rezulton se 2 prej tyre, personel shëndetësor kanë rezultuar pozitivë. Janë pa simptoma, në gjendje të mirë shëndetësore dhe të vetëizoluar.
Po zhvillohet një hetim epidemiologjik për këto raste.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që paraqiten në spitale dhe familjarëve të tyre të njoftojnë shëndetësor nëse kanë udhëtuar jashtë vendit.