Në shtetet e Bashkuara të Amerikës muajin e fundit kanë rënë çmimet e shumë artikujve.
Çmimi i qumështit, biletave të fluturimit, veturave të reja dhe shumë gjërave të tjera ka rënë në zbritje.
Kjo ka shtyrë që shkalla e inflacionit të zbresë,madje të shkojë në pikën më të ulët që ka qenë në dy vitet e fundit.
Norma e inflacionit është regjistruar prej 4.9% për 12 muaj, gjatë muajit prill, kanë treguar të dhënat zyrtare.
Kjo u bë 5% më pak sesa në mars dhe shënon rënien për muajin e dhjetë me radhë.
Rënia e çmimeve vjen si rezultat i Bankës Qendrore të SHBA-së e cila ka rritur dukshëm normat e interesit në përpjekje që të kontrolloje ngritjet e çmimeve.