image Incident në Pejë: Disa persona hedhin shishe me lëndë djegëse në shtëpinë e 47-vjeçarit

Siguri

Incident në Pejë: Disa persona hedhin shishe me lëndë djegëse në shtëpinë e 47-vjeçarit

news image

Sot në rrugën “Martirët e Qyshkut” në qytetin e Pejës ka ndodhur një incident, shkruan Gazeta Sinjali.

Një burrë ka raportuar në Polici se disa persona të panjohur kanë hedhur në shtëpinë e tij dy shishe të mbushura me lëndë djegëse.

Siç mëson Sinjali, njëra shishe është gjuajtur në katin e dytë të shtëpisë dhe tjetra në oborr, e cila ka qenë e ndezur por më pas është fikur nga djali i viktimës.

Fatmirësisht, nga ky incident nuk ka pasur as persona të lënduar dhe as dëme materiale.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i hetimeve, krim teknika dhe është informuar edhe prokurori kujdestar.

/GazetaSinjali/