Sot është bërë ndërrimi i lokacionit të stacionit policor “Veriu” në Prishtinë.
Stacioni policor “Veriu”, që ndodhej në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, është zhvendosur në objekt të ri në lagjen “Arbëria”. Andaj duke u bazuar me lokacionin e objektit dhe ridefinimin e zonave, kjo lagje do të kalojë nën administrim të stacionit policor “Veriu”.
Po ashtu zona territoriale e lagjes “Tophane” me kufizim deri në rrugën “Ilir Konushevci”, përkohësisht nga stacioni “Veri” kalon nën administrim të stacionit “Qendra”.
Për të qenë më afër qytetarëve, si dhe orientimin e saktë të tyre, Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, ka vendosur që në objektin e vjetër, për një kohë të shkurtër të mbajë një numër të caktuar të zyrtarëve policorë.
Me këtë rast, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se kushtet në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë kanë qenë katastrofale dhe të pafavorshme për punë, teksa shtoi se me caktimin e objektit të ri nuk do të thotë që tash është përfundimi i bashkëpunimit./KP