image Kapet në Gjakovë i kërkuari me urdhër arrest ndërkombëtar

Siguri

Kapet në Gjakovë i kërkuari me urdhër arrest ndërkombëtar

news image

Një person i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar është kapur sot në fshatin Osek Pashë të Gjakovës, mëson Gazeta Sinjali.

Arrestimi i H.H., i kërkuar në bazë të urdhëresës së ILECU, është bërë nga një patrullë policore e Stacionit Policor në Gjakovë.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 50-vjeçari i kërkuar u kap rreth orëve të mesditës.

Sipas këtyre burimeve, pas arrestimit i njëjti është dërguar në Stacionin Policor në Gjakovë.

/GazetaSinjali/