image Pas dorëheqjeve, zyrtarët policorë serbë dorëzojnë armët në stacionin policor në veri (VIDEO)
[wp-story id="814678"]

Politikë

Pas dorëheqjeve, zyrtarët policorë serbë dorëzojnë armët në stacionin policor në veri (VIDEO)

news image

Pjesëtarët serbë të Policisë së Kosovës të cilët kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre të dielën, të hënën e 7 nëntorit kanë filluar të dorëzojnë armët në nën-stacionin policor të Zveçanit.

Dorëzimi i armëve dhe fletëdorëheqjeve vjen pas përfundimit të protestës së serbëve në sheshin “Car Lazar” të organizuar nga Lista Serbe.

Për arsye personale dhe morale, jap dorëheqje nga Policia e Kosovës”, u tha në arsyetimin e dorëheqjes së tyre.

Edhe zyrtarët e Listës Serbe janë larguar nga të gjitha pozitat në institucionet e Kosovës.

Dorëheqjet e tyre po bëhen pas suspendimit të drejtorit të Policisë së Kosovës, Nenad Gjuriq si dhe për shkak të vendimit për targat.

RTV Dukagjini

/GazetaSinjali/