image Ky është 50-vjeçari që u kap në Gjakovë, kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar

Siguri

Ky është 50-vjeçari që u kap në Gjakovë, kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar

news image

Gazeta Sinjali mbrëmë raportoi për arrestimin e një 50-vjeçari, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar. Ai është kapur gjatë ditës së djeshme në fshatin Osek Pashë të Gjakovës.

Sinjali nga burimet brenda Prokurorisë ka mësuar se personi i kërkuar në bazë të urdhëresës së ILECU është Halit Halitaj.

Sipas të njëjtave burime, arrestimi i personit të kërkuar është bërë nga një patrullë policore e Stacionit Policor në Gjakovë. Pas prangosjes së 50-vjeçarit i njëjti është dërguar në Stacionin Policor në Gjakovë.

/GazetaSinjali/