Imami në Prishtinë, Husamedin Abazi, është shfaqur i emocionuar në llogarinë e tij sociale në Facebook, pas publikimit të raportit të Institutit të Zvicrës për vdekjen e Astrit Deharit.
Ai është ka publikuar një fotografi me lot në sy duke u lutur për Astrit Deharin dhe qytetarët e Kosovës.
“Allahu të pastë mëshiruar o Astrit Dehari, o Dëshmori i mbrojtjes së të drejtës. Nuk po mundem me e besu!. O Allah i Gjithmeshirshëm dhe i Gjithëfuqishëm jepja të mbarën këtij populli!”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.
Kujtojmë se Astrit Dehari ishte arrestuar nën akuzat për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës, ndërsa ishte gjetur i vdekur në qelin e tij. Raporti i publikuar gjatë ditës së sotme thotë se Dehari kishte pasur pak mundësi për të bërë vetëvrasje.
Ky raport kërkon hetim të mëtutjeshëm nën dyshimin për vrasjen e Deharit./Gazeta Sinjali/