image Ilir Meta ftohet nga komisioni hetimor të dëshmojë

Shqipëri

Ilir Meta ftohet nga komisioni hetimor të dëshmojë

news image

Komisioni hetimor për shkarkimin e kreut të shtetit i ka bërë ftesë Ilir Metës që më datën 18 Maj të paraqitet për të dëgjuar argumentet e tij sa i takon akuzave të mazhorancës që pretendon se ai ka kryer shkelje të rënda kushtetuese gjatë fushatës zgjedhore.

Ky komision i ka dërguar kërkesa institucioneve si shërbimeve inteligjente, Policisë së Shtetit lidhur me lëvizjen e kreut të shtetit, prokurorisë dhe SPAK-ut si dhe AMA-s që t’iu vendos në dispozicion deklaratat e Metës.

Pas debateve komisioni vendosi që për ekspertin që do të asistojë komisioni për hartimin e raportit që do t’i çohen Kuvendit për miratim, të vendoset në mbledhjen e ardhshme.

/GazetaSinjali/