Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka nderuar pas vdekjes me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, ish-presidentin Bujar Nishani, i cili u nda nga jeta më 28 maj.
Meta ndër të tjera e përkujtoi ish-presidentin Nishani, si një model burrështetas që punoi me përkushtim e përgjegjshmëri në shërbim të atdheut.
“Në vlerësim të kontributeve të shquara në të gjitha detyrat e larta shtetërore, për forcimin e demokracisë dhe institucioneve, për integrimin euro-atlantik dhe europian të vendit, për mbrojtjen dhe promovimin e interesave kombëtare, i akordova sot ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, ka shkruar Meta.
“Në nderim të integritetit dhe dinjitetit të lartë njerëzor, si model i burrështetasit që punoi me përkushtim dhe përgjegjshmëri në shërbim të atdheut” përfundoi Meta në Facebook.