image Ilir Meta takohet me qytetarët e Shqipërisë që janë strehuar në Kosovë

Kosovë

Ilir Meta takohet me qytetarët e Shqipërisë që janë strehuar në Kosovë

news image

Pas tërmetit të fuqishëm që preku Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, me magnitudë prej 6.4 ballë të shkallës Rihter, ku si pasojë e saj 51 persona humbën jetën dhe mbi 900 të tjerë u plagosën.

Shumë banorë u larguan nga shtëpitë e tyre drejtë vendeve që mund të cilësohen si më të sigurta, ku një pjesë e madhe ka zgjedhur Kosovën.

Në mbrëmjen e sotme Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta takoi në qytetin e Prizrenit banorët që kanë gjendur strehim pranë Kampit Inovativ.

Me ane të një postimi në Facebook Meta falënderoi kryetarin e Komunës së Prizrenit, Metaher Haskuka si edhe grupet e vullnetarëve që kujdesen për personat e prekur nga tërmeti.

Postimi i plotë i Presidentit Meta:

Sot në mbrëmje u takova me bashkëqytetarët e mi, që humbën banesat si pasojë e tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, të strehuar në kampin e Inovacionit në Prizren. Bashkëbiseduam për tejkalimin e situatës emergjente dhe rikthimin në normalitet.

Falnderoj Komunën e Prizrenit dhe kryetarin e saj Z. Metaher Haskuka për përkujdesjen e plotë dhe vëllazërore, në veçanti vullnetarët që shërbejnë me dashuri pa u lodhur./Gazeta Sinjali/