Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja është deklaruar pas ndeshjes ndaj Slavia Pragës.
Daja ka thënë se ekipi më i mirë fitoi sonte, por se ishte shumë i kënaqur poashtu me paraqitjen e skuadrës së tij, por që ishte i detyruar të bëjë disa lëvizje në rreshtim për shkak të mungesave.
“Ekipi më i mirë fitoi sonte. Ata kanë eksperiencë, kanë qenë në grupe të Champions League – kanë luajtur mirë me Interin, Barcelonen.
Shpresoj që të gjithë sportdashësit kosovarë të jenë të pranishëm në Kosovë dhe të na mbështesin. Sot u desh të bëjmë disa lëvizje taktike për shkak të mungesave që kishim”, tha Daja.
Daja gjithashtu shtoi se golat do të mund të shmangeshin.
“Mund të them se golat që pranuam mund të ishin shmangur, nëse do ta mbanim topin në kontroll. Mos harroni kundërshtari pati raste të mira para se ne të shënonim. Arma e jonë më e fortë nuk funksionoi, pra posedimi. Kjo pasi që ne shumë shpejt shënuam autogol dhe pësuam gola pasi kalonim në avantazh”, deklaroi trajneri i Ballkanit.