image IKSHPK sot dhe nesër teston për COVID-19 qytetarët në sheshin e Prishtinës

Shëndetësi

IKSHPK sot dhe nesër teston për COVID-19 qytetarët në sheshin e Prishtinës

news image

Përkundër zvogëlimit të numrit të rasteve me virusin Covid-19, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), nëpërmjet një komunikate për media në faqen zyrtare ka konfirmuar se sot dhe nesër do të kryhen testime në sheshin “Zahir Pajaziti”, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas IKSHPK-së, kjo është bërë me qëllim të sensibilizimit të qytetarëve për parandalimin e Covid-19.

Testimi pritet të bëhet nga orës orës 9:30 deri në orë 13:00 më datë 29 dhe 30 dhjetor 2020“, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Instituti Kombëtari shëndetësisë publike, përkundër situatës epidemiologjike e cila ditëve të fundit ka shënuar rënie të rasteve po vazhdon me testimin dhe sensibilizimin e qytetarëve në parandalimin e COVID-19.

Ekipet e IKSHPK po vazhdojnë hetimin epidemiologjik dhe gjurmimin e rasteve gjithandej vendit.

Task Team i IKSHPK ka organizuar testime plotësuese në sheshin “Zahir Pajaziti”:

1. Testimi bëhet prej orës 9:30 deri ora 13:00 më datë 29 dhe 30 dhjetor 2020;

2. Marrja e mostrave të hundës dhe fytit, në baza vullnetare për qytetarët që dëshirojnë të testohen me RT-PCR;

3. Procedura e marrjes së mostrave bëhet sipas protokoleve të IKSHPK nga ekipet me përvojë të cilat marrin mostra rregullisht në IKSHPK dhe në terren nëpër institucionet e ndryshme sipas indikacioneve epidemiologjike.

Duke pasur parasysh rëndësinë e marrjes së mostrave për depistimin e rasteve të cilët nuk kanë shenja të sëmundjes.

IKShPK apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2, duke ju informuar gjithashtu se testimet vazhdojnë në IKSHPK dhe të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!/Gazeta Sinjali/