image IKSHPK ka një apel për të gjithë ata që kanë simptoma të COVID-19

Shëndetësi

IKSHPK ka një apel për të gjithë ata që kanë simptoma të COVID-19

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka apeluar qytetarët që të testohen për COVID-19 në të gjitha qendrat rajonale të shëndetësisë publike, përcjellë Gazeta Sinjali.

Në njoftimin në faqen zyrtare në “facebook”, ku kanë publikuar edhe numrin e viktimave të shënuar në 24 orët e fundit, IKSHPK-ja ka bërë edhe këtë apel.

“IKSHPK apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2 sipas indikacioneve epidemiologjike, në të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 270 raste të reja me koronavirus si dhe 7 viktima.

/Gazeta Sinjali/