Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, po vazhdon që të bëjë thirrje tek qytetarët për zbatimin e masave mbrojtëse kundër COVID-19.
Së fundi, IKSHPK-ja ka publikuar një fotografi në rrjetin social “Facebook”, ku paraqet maskën dhe thirrjen “Bartja e maskës nuk është turp, është trimëri”.
Ndërkohë, sot gjatë ditës pritet që qeveria të mbajë mbledhjen e radhës për të marr vendime lidhur me masat e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Vetëm gjatë ditës së djeshme në Kosovë, kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, 216 raste, teksa numri i rasteve aktive është 2 mijë e 562./ Gazeta Sinjali/