image IKSHP jep këshilla të rëndësishme për mbrojtje nga koronavirusi

Shëndetësi

Shëndetësi/ IKSHP jep këshilla të rëndësishme për mbrojtje nga koronavirusi

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë së Kosovës, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur masat që duhet ndërmarrë për të qëndruar sa më larg rrezikut nga koronavirusi kinez.

Në vijim lexoni këshillat:

-Çdo herë duhet të pastroni duart pas kollitjes, teshtimës, gjatë kujdesit për të sëmurët, para gjatë dhe pas përgatitjes së ushqimeve, para ngrënies, pas shkuarjes në tualet dhe kur duart janë të papastra.

-Nëse duart nuk i keni shumë të ndotura, këshillohet që ato të lahen shpesh me sapun apo dezinfektues për duar me bazë alkooli.

-Kur kolliteni ose teshtini mbuloni gojën apo hundën me mëngë të parakrahut ose me faculetë – hidhni facultetat menjëherë në shportën e mbyllur.

-Shmangni kontaktin e ngushtë kur jeni me kollë dhe ethe/temperaturë, mos pështyni në vende publike.

-Nëse keni ethe/temperaturë, kollitje dhe vështirësi në frymëmarrje, menjëherë kërkoni ndihmën mjekësore dhe ndajeni historikun e udhëtimeve me profesionistët shëndetësorë.

-Shmangni udhëtimin nëse keni kollë, ethe ose temperaturë.

-Shmangni kontaktin me njerëz që kanë kollë, ethe ose temperaturë, shmangni prekjen e hundës, syve apo gojës, pastroni duart shpesh me sapun apo dezinfektues për duar me bazë alkoolin.

-Nëse vendosni të përdorni maskë në fytyrë, sigurohuni që të mbuloni gojën apo hundën – shmangni prekjen e maskës pasi ta keni vendosur atë.

-Pas shfrytëzimit të maskës p ër një përdorim, hidheni atë dhe pastroni menjëherë duart.

-Nëse sëmureni gjatë udhëtimit, informojeni ekuipazhin dhe kërkoni ndihmë mjekësore menjëherë.

-Hani vetëm ushqime të gatuara mirë.

-Shmangni kontaktin e afërt dhe udhëtimin me kafshë të sëmura.

-Përdorni dërrasa për prerje dhe thika të ndryshme për mish të papërpunuar dhe ushqime të gatuara.

-Pastroni duart midis trajtimit të ushqimit të papërpunuar dhe atij të gatuar.

-Kafshët e sëmura dhe kafshët e ngordhura nga sëmundjet nuk duhet të konsumohen.

-Edhe në zonat ku ka shpërthim të epidemisë, produktet e mishit mund të konsumohen në mënyrë të sigurt nëse këto produkte gatuhen tërësisht dhe trajtohen siç duhen gjatë përgatitjes. /Gazeta Sinjali/