image IKSHPK-ja propozon të mbyllet kufiri me Shqipërinë

Kosovë

Shëndetësisë/ IKSHPK-ja propozon të mbyllet kufiri me Shqipërinë

news image

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, e ka paraqitur para Komisionit të Posaçëm për parandalimin e koroanvirusit, propozimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike që të bëhet mbyllja e kufijve me vendet fqinje, duke përfshirë edhe Shqipërinë.

Kjo si masë mbrojtëse ndaj pandemisë COVID 19, e propozuar edhe nga Oragnizata Botëore e Shëndetësisë.

“Duke pasur parasysh situatën epidimiologjike me COVID 19 ditëve të fundit vlerësimin e OBSh-së që konsideron se situata epidimiologjike është me risk shumë të lartë në tërë botën, si dhe shpalljen e pandemisë nga ana e OBSh-së, propozon mbylljen e kufijve nga shtetet fqinjë. IKShP-ja dhe komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse të MSh-së bazuar në pikën e dy masave të qeverisë të datës 11 mars e cilas thotë: Pezullimi i përkohshëm i linjave ajrore dhe tokësore për në vendet me risk të lartë dhe të mesëm deri në një vendim tjetër japin rekomandim për ministrin e Shëndetësisë që të ndërmerren masa konkrete në këtë drejtim”, tha ai.

Më pas me rekomandim të kryeministrit Kurti, mbledhja vazhdoi punimet me dyer të mbyllura./Gazeta Sinjali/