image Ikona e Man Utd mendon se Benzema duhet ta fitojë Topin e Artë për vitin 2022

Futboll

Ikona e Man Utd mendon se Benzema duhet ta fitojë Topin e Artë për vitin 2022

news image

Karim Benzema shkëlqeu në fitoren 3-1 të skuadrës së tij si mysafir ndaj Chelseas në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, shkruan Sinjali Sport.

Francezi ishte protagonisti i tre golave të realizuar, duke u bërë njëherit edhe lojtari i parë ndonjëherë që i realizon Chelseas “hat-trick” në histori të klubit anglez.

Pas këtij tregolëshi të tij, ka reaguar ish-mbrojësi i Manchester United, Rio Ferdinand, i cili e ka përkrahur francezin për ta fituar Topin e Artë.

“Ata duhet të jenë në gjysmë të rrugës për të gdhendur emrin e Benzemas në Topin e Artë”, deklaroi mbrojtësi anglez duke e komentuar ndeshjen në studion e ‘BT Sport’.

34-vjeçari sigurisht se do të jetë njëri nga pretendentët kryesor për Topin e Artë 2022, pas statistikave të frikshme të tij këtë edicion, duke qenë pjesëmarrës në 56 gola në 44 paraqitje për klubin dhe kombëtaren deri tani.

/GazetaSinjaliSport/