image "Ikni nga flakët"/ Dyshohet se banorët e Mamurrasit kanë mbetur mes flakëve

Shqipëri

“Ikni nga flakët”/ Dyshohet se banorët e Mamurrasit kanë mbetur mes flakëve

news image

Situata me zjarret në Shqipëri po vazhdon të jetë e rënduar, ku vatrave të zjarrit i është shtuar edhe ajo në Mamurras , transmeton Gazeta Sinjali.

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka publikuar një video të zjarrit në këtë pjesë të vendit, ku shihet se është aktivizuar një vatër zjarri e përmasave të mëdha.

Në video gjithashtu dëgjohen banorët e frikësuar teksa bëjnë thirrje që të ikin nga makinat që janë afër zjarrit dhe të ikin nga aty.

Në video dëgjohet një person teksa thotë se “banorët kanë ngelur mes flakëve”.

Sipas Sali Berishës shteti nuk po ndihmon në shuarjen e zjarrit.

“Situate dramatike ne Mahmurras. Asnje ndihme nga narkoshteti!”, ka shkruar ai në Facebook.

Videon mund ta shikoni KËTU.

/Gazeta Sinjali/