image IHMK paralajmëron vërshime dhe përmbytje në disa zona

Kosovë

IHMK paralajmëron vërshime dhe përmbytje në disa zona

news image

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar rreth gjendjes në disa zona pasi që pritet të ketë reshje shiu dhe shkrirje të borës, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Institutit, pas intensitetit të lartë të shkrirjes së borës dhe reshjeve të shiut, në disa zona gjatë ditës së nesërme mund të ketë vërshime të shpejta dhe përmbytje.

“Sasia dhe intensiteti më i lartë i reshjeve pritet të jetë në Rrafshin e Dukagjinit dhe në pellgun e Ibrit. Në lumenjtë e tjerë të vendit, pritet ngritje e lehtë e prurjeve”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Gazeta Sinjali/