Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka thënë se reshjet e shiut kanë shkaktuar vërshime në disa zona në vende, përcjellë Gazeta Sinjali.
IHMK ka njoftuar se maksimumi i reshjeve është regjistruar në Junik dhe Gjakovë, dhe se në të gjithë lumenjtë e vendit, niveli i ujit është në rënie.
“Intensiteti i reshjeve në disa vende ka qen shumë i lartë, kështu nga datë 01.01.2021 deri më 12.01.2021 ora 00:00, mesatarisht në Kosovë kanë rënë rreth 117 mm reshje (l/m2). Sasia më e madhe e tyre ka rënë në Rrafshin e Dukagjinit duke përfshi edhe zonën malore, me mesatare prej 139.8 mm. Maksimumi i reshjeve është regjistruar në Junik 196.8 mm dhe Gjakovë 196.1”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Edhe pse gjatë 24h, në disa prej lumenjve (profile hidrometrike), vërehet që ka ngritje, sidomos në Lumenjtë: Drini Bardhë në stacionin hidrologjik në Gjonaj, pastaj në lumenjtë Ibri, Sitnica Morava Binçës dhe disa lumenj të vegjël (*), kjo ndodhë shkaku i kullimit që ndodh nga pellgu dhe karakteri i tyre fushorë, por siç u theksua, por edhe tek këta lumenj tendencat janë në rënie dhe se piku i niveleve dhe prurjeve të tyre tani ka kaluar.