Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare është një nga personat që ka mundësuar transferimin e Vedat Muriqit te skuadra e tyre.
Mirëpo, Tare siç duket po planifikon që t’ja shtojë edhe një shqiptar skuadrës italiane, transmeton Sinjali Sport.
Sipas raportimeve të fundit, bëhet e ditur se Igli Tare ka kontaktuar Shkodran Mustafin.
Tare po e sheh Mustafin si të duhur për skuadrën e tyre kurse Arsenal në anën tjetër po tenton që ta largojë.