image Shkodran Mustafi i ofrohet gjigantit italian

Futboll

Shkodran Mustafi i ofrohet gjigantit italian

news image

Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, raportohet se së fundmi i është ofruar Interit, transmeton Sinjali Sportiv.

Pas lëndimit të Danilo D’Ambrosios, Interi thuhet se është duke kërkuar një zëvendësues.

‘FCInterNews.it’ shkruan se së fundmi ‘Nerazzurrëve’ i është ofruar Mustafi, të cilit i skadon kontrata në verë me Arsenalin.

28 vjeçari mund t’i bashkohet skuadrës italiane edhe gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi që largimi i tij po kërkohet edhe nga drejtuesit e klubit londinez.

Kujtojmë se për Shkodran Mustafin interesim kanë shfaqur edhe Genoa e Lazio. /Sinjali Sportiv/.