image Shkodran Mustafi në radarin e klubit të njohur italian

Futboll

Shkodran Mustafi në radarin e klubit të njohur italian

news image

Edhe klubi i njohur nga Serie A, Lazio, raportohet se është duke monitoruar situatën e Shkodran Mustafit, transmeton Sinjali Sportiv.

Mbrojtësi shqiptar nuk është në planet e Arsenalit tash e një kohë të gjatë, teksa largimi i tij duket i pashmangshëm.

28 vjeçari mund të largohet nga ‘Emirates’ gjatë verës si lojtar i lirë, pasi i skadon kontrata me klubin anglez.

‘Corriero dello Sport’ shkruan se tashmë edhe Lazio e sheh Mustafin si një opsion për të përforcuar mbrojtjen.

Ndryshe, Shkodran Mustafi edhe më herët ka qenë pjesë e futbollit italian, ku për dy vite (2012/14) është aktivizuar te Sampdoria. /Sinjali Sportiv/.