Mesfushori i Kosovës, Blendi Idrizi është deklaruar pas fitores së Kosovës ndaj Maltës me rezultat 2:1.
Blendi Idrizi u dallua me paraqitje të mirë përkundër lojës së zbehtë të Kosovës në fitoren në miqësoren ndaj Maltës me rezultat 2:1.
Në deklaratat e tij pas ndeshjes, mesfushori theksoi se futbollistët e dhanë maksimumin nga vetja.
“Nuk besoj se na mungoi shpirti luftarak, nganjëherë është fati në pyetje. Miloti kishte disa raste në pjesën e parë, andaj nuk besoj se ishte në pyetje shpirti sepse të gjithë e kanë dhënë maksimumin nga vetja”, u shpreh Idrizi.
“Unë jam futbollist që e shijon lojën”, shtoi ai.
Sa i përket të ardhmes së tij në Schalke 04 pas rënies nga Bundesliga, ai nuk ka dhënë garanci.
“Të shohim, duhet të bisedojmë”, e përfundoi Idrizi. /Gazeta Sinjali Sporti/