image Identifikohet një rast i kolerës në Spanjë, për herë të parë që nga viti 1979

Botë

Identifikohet një rast i kolerës në Spanjë, për herë të parë që nga viti 1979

news image

Spanja ka zbuluar rastin e parë të kolerës në më shumë se katër dekada, kanë thënë autoritetet rajonale shëndetësore. Personi i infektuar tashmë është shëruar dhe asnjë rast tjetër nuk është raportuar ndërkohë.

Një paciente u shtrua në spital privat në Madrid dhe më vonë ka dalë pas trajtimit, ka thënë një zëdhënës i autoritetit shëndetësor, pa dhënë datat e shtrimit në spital apo detaje të tjera.

Ajo ishte infektuar pasi kishte pirë ujë nga një pronë në Toledo, 75 km në jug të kryeqytetit në rajonin e Castilla La Mancha dhe prona që atëherë është mbyllur për arsye sigurie, sipas zyrtarëve shëndetësorë në atë rajon.

Kolera është një infeksion akut diarreal i shkaktuar nga bakteri Vibrio cholerae dhe mund të jetë vdekjeprurës nëse nuk trajtohet.

Kjo sëmundje përhapet kryesisht nga ushqimi dhe uji i kontaminuar. Shpërthimi i fundit i madh i kolerës në Spanjë ishte në vitin 1979 kur 267 raste u raportuan kryesisht në Barcelonë dhe Malaga.

/GazetaSinjali/