Dy turistët nga Maqedonia e Veriut, të cilët sot humbën jetën në plazhin e Spillesë janë identifikuar.
Burime për Top Channel thanë se ata janë Riste Damkovski 77 vjeç dhe Cvetko Mitanonovki, 79-vjeç, dy shokë të ngushtë nga Bitola që kishin ardhur bashkë me një grup prej 52 personash për të shijuar bregdetin shqiptar.
Pasi kishin konsumuar drekën, tre prej tyre u futën në det, por vetëm njëri arriti të dilte gjallë.
Njëri prej viktimave, 79-vjeçari Cvetko Mitanonovki vuante nga sëmundje të zemrës.