image Ibrahimovic: Kam një kusht, ndryshe nuk luaj nesër kundër Sampdorias

Futboll

Serie A/ Ibrahimovic: Kam një kusht, ndryshe nuk luaj nesër kundër Sampdorias

news image

Sulmuesi i rikthyer i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, ka thënë se nuk do të luajë nesër kundër Sampdorias në “San Siro”, nëse tifozët nuk ia plotësojnë një kusht.

Në një intervistë për “Corriere dello Sport”, Ibra tha se pret që nesër të jenë 70 mijë tifozë rossonerë në stadium.

“60 mijë tifozë nesër ndaj Sampdorias? Pres të paktën 70 mijë, ndryshe nuk do të luaj. Ky është kushti im”, tha suedezi duke qeshur, përcjell Gazeta Sinjali.

38-vjeçari u transferua para disa ditësh në Milan, ku pritet të ketë rol të rëndësishëm në skuadër.

Kuqezinjtë nesër do të luajnë kundër Sampdorias në Serie A dhe suedezi me shumë mundësi do të debutojë me fanellën e Milanit. /Gazeta Sinjali/