image "Ia zgjata dorën mbi 10 mijë personave, nuk u infektova", Labi thotë se koronavirusi është rrenë

Bota e Yjeve

“Ia zgjata dorën mbi 10 mijë personave, nuk u infektova”, Labi thotë se koronavirusi është rrenë

news image

Këngëtari i njohur i estradës kosovare që ka bërë thirrje për protestë sot në sheshin e Prishtinës, ka thënë para gazetarëve se koronavirusi është rrenë.

Në këtë protestë, Labi bashkë me përfaqësues të estradës dhe hotelerisë kërkuan që të lejohet mbajtja e dasmave.

Labi pohoi se gjatë kohës së pandemisë, ai ua ka zgjatur dorën mbi 10 mijë personave dhe nuk është infektuar.

““Vallahi burrë s’po di qysh me thënë, unë s’mora asnjë sëmundje. D.m.th  se 10 mijë vetave ua kam dhënë dorën. Unë e di një që herdokur ka me dalë  një njeri me ndikim  ndërkombëtar në mbarë botën që ka me thënë që ky virus është rren.  A jena  qitu 20 veta bashkë? A po më kallxoni mas një jave a po smuhet najkush , nëse smuheni ju unë jap përgjegjësi, shkoj në burg për juve”, tha Labi.


Këngëtarët dhe pronarët e hoteleve, në vazhdimësi kanë kërkuar nga Qeveria që të lejohet mbajtja e dasmave pasi që kanë pësuar humbje të mëdha.

/Gazeta Sinjali/.