Një 79-vjeçar ka vdekur dje si pasojë e asfiksimit nga flakët, pasi ia kishte vërë zjarrin disa shkurreve.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bujkë të Bashkisë së Matit, ku shtetasi H.K, banues në qytetin e Burrelit, ka ndezur një zjarr për ta pastruar tokën e tij.
Në përpjekje për ta shuar zjarrin, i moshuar u asfiksua dhe vdiq.
Mësohet se si pasojë e përmasave të mëdha të zjarrit, është djegur edhe një banesë në afërsi të zonës.
Policia e Qarkut të Dibrës u ka kërkuar qytetarëve që të tregojnë përgjegjësi e të mos djegin shkurret e pyjet. /Gazeta Sinjali