Për grabitjen që ndodhi në Memaliaj të Shqipërisë ka folur 87-vjeçari, Hiqmet Ramadani. Ai është shprehur se është dhunuar dhe kërcènuar nga autorët.
“Po kundërshtoja, më qëlluan disa herë tek brinjët. Shkova tek djali që kam pak më larg dhe njoftuam Policinë. Gruas ia mbyllën gojën me ngjitës, mendova se ishte nipi. E qëllova njërin nga ata, filloi të më qëllonte. Hapën valixhen edhe morën lekët. Më thanë mos vepro se do të vrasim. Ishin dy persona”, është shprehur ai.
“Këtu ishin paratë, ata i kanë bërë kështu, këtu e kanë lidhur, e kanë bërë një trup”, është shprehur gruaja.
Gjatë mbrëmjes së djeshme në Memaliaj dy persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e 87-vjeçarit Hiqmet Ramadani dhe kanë vjèdhur një shumë lekësh.
Mësohet se autorët kanë marrë një shumë parash prej 12 milionë lekësh të vjetra.