image Ia vë zjarrin shtëpisë së tij, arrestohet një person në Prishtinë

Siguri

Ia vë zjarrin shtëpisë së tij, arrestohet një person në Prishtinë

news image

Një person në Prishtinë dyshohet se ia ka vënë zjarrin katit të parë të shtëpisë së tij, dje në orët e mbrëmjes, shkruan  Gazeta Sinjali.

Sipas Policisë, i njëjti është arrestuar dhe dyshohet se ka probleme psikike.

Rastin e ka raportuar në Polici një person, i cili kishte intervenuar në momentin që i dyshuari ia kishte vënë zjarrin shtëpisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

/GazetaSinjali/