image Ia shpërndau numrin një vajze në faqe për biseda në internet, arrestohet në Suharekë

Siguri

Ia shpërndau numrin një vajze në faqe për biseda në internet, arrestohet në Suharekë

news image

Një person në Suharekë ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës mbrëmë rreth orës 21:00, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Ngacmim”.

I arrestuari dyshohet se e ka keqpërdorur dhe e ka shpërndarë numrin e një vajze në biseda dhe në faqe të internetit për biseda.

Nga i dyshuari policia njofton se ka sekuestruar një iPhone.

Me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje./Gazeta Sinjali/