image Ia morën 500 euro e ia kërkuan edhe 3 mijë të tjera, arrestohen dy persona për shantazh në Pejë

Siguri

Ia morën 500 euro e ia kërkuan edhe 3 mijë të tjera, arrestohen dy persona për shantazh në Pejë

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten janë arrestuar një burrë dhe një grua në Pejë pasi dyshohet se kanë shantazhuar një grua tjetër, shkruan Gazeta Sinjali.

Viktima ka raportuar në Polici se të dyshuarit ia kishin marrë 500 euro fillimisht, e pastaj ia kishin kërkuar edhe 3 mijë euro tjera.

Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se të dyshuarit me vendim të prokurorit kujdestar janë dërguar në mbajtje.

/Gazeta Sinjali/